Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin e pestë në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”. Gazetarja e Tv Klan Elja Zotka dha më shumë detaje për takimin e tij me shqiptarët në Londër.

Ajo raportoi se ka patur disa incidente të shkaktuara prej protestuesve opozitarë brenda sallës në Parkun Olimpik të Mbretëreshës Elizabeth.

“Ishte një miting i zhvilluar nga Partia Demokratike, ndërsa disa prej tyre arritën të futeshin në sallë, disa herë ndërprenë fjalën e tij me thirrjet “Rama ik”. Menjëherë janë nxjerrë jashtë nga forcat e security, të cilat ishin edhe britanike, është ushtruar dhunë në sallë. Është praktikë e tyre, kështu më thanë pjesëmarrës në këtë takim. PD pretendon se është dhunuar, një prej përfaqësuesve është brenda dhe po i jepet ndihma mjekësore.”

Në këtë takim, Rama u kërkoi votën emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, duke theksuar se fitorja në 2025-ën do jetë vendimtare. Po ashtu ai prezantoi nismën e re ligjore që ka të bëjë me regjistrimin e fëmijëve të shqiptarëve që deri më sot kanë përdorur identifikim të rremë.  

/tvklan.al