Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka trazuar “ujërat” në Amerikë e mbarë globin. Një prej urdhrave ekzekutivë më të rëndësishëm që ai ka nënshkruar është ai për emigrantët.
E padyshim, interesi ynë për të ditur më shumë rreth këtij urdhri është i madh, duke marrë parasysh shqiptarët që jetojnë e punojnë atje. Analisti gjeopolitik Nikola Kedhi saktësoi sonte në studion e “Opinion” se dëbimet masive janë specifikisht për “emigrantët që kanë kryer krime në SHBA”.
Nikola Kedhi: Edhe një korrigjim për dëbimet masive, sepse krijohet përshtypja se dëbime masive edhe të shqiptarëve. Bëhet fjalë për dëbime të emigrantëve të paligjshëm që kanë bërë krime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kriminelët që kanë vrarë….
Blendi Fevziu: Çfarë do lloj rekordi!
Nikola Kedhi: Mirë, por do niset me kriminelët e dhunshëm.
/tvklan.al