Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e opozitës që kërkon shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.
Kushtetuesja ka njoftuar se padia është marrë në shqyrtim dhe kërkon nga palët që brenda datës 21 Maj të paraqesin argumentet dhe materialet e tjera shtesë për çështjen.
Opozita e dërgoi në Kushtetuese 1 muaj më parë ligjin për tatimin mbi të ardhurat për profesionet e lira, duke e konsideruar të padrejtë.
Opozita kërkon shfuqizimin e nenit 24, pika 2 e nenit 69, pika 1, gërma “d” dhe fjalia e dytë e ligjit. Në këto pika bëhet fjalë për fashat 15% dhe 23% të taksimit.