Siç duket, fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan” nuk iu shpëton asgjë. Ishte Irina e vogël që zbuloi se Sara Hoxha po fshin një tatuazh, të cilin e kishte bërë kur ishte 17 vjeç.
Një shkronjë “L” dedikuar prindërve në një moshë shumë të re, kështu e shpjegoi Sara tatuazhin të cilin nuk e do më.
Irina: A e ke fshirë një tatuazh?
Sara Hoxha: Po, ku e pe ti?!
Irina: E pashë…
Sara Hoxha: Ëhëë e kam fshirë.
Alketa Vejsiu: Çfarë është ajo Sara që po i tregon?
Sara Hoxha: Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…
Rastësi ose jo, edhe emri i partnerit të saj fillon me të njëjtën shkronjë. Pavarësisht aludimeve për ndarje, Sara Hoxha nuk komentoi marrëdhënien me reperin Ledri Vula, me të cilin ka dhe një vajzë. /tvklan.al