Kampionati Europian që nisi mes spektaklit në Gjermani pritet të sjellë të ardhura të shumta për arkat e UEFA-s. Mbi një miliard euro përllogariten të shkojnë në llogarinë e institucionit kryesor të futbollit Europian, duke dhënë 331 milionë në total për ekipet dhe ndikim të konsideruar relativ në ekonominë gjermane.
Ndërsa mbetet larg shifrave të gjeneruara nga Kupa e Botës, Kampionatet Europiane mbeten një faktor domethënës për arkat e UEFA-s, madje më shumë se Liga e Kampionëve dhe kompeticionet e klubeve kontinentale.
Vlerësimet e UEFA-s flasin për të ardhura prej 2.4 miliardë eurosh për edicionin që luhet në Gjermani. Për të kuptuar rritjen e futbollit në nivel ekonomik, mjafton të mendoni se EURO 1992 fitoi gjithsej 40.9 milionë euro në harkun kohor të pak më shumë se 30 viteve, me një rritje të dukshme krahasuar me edicionin e 2016.
Ndër të ardhurat kryesore, pjesa më e madhe mbetet me të drejtat televizive, prej 1.44 miliardë euro. Pas kësaj gjejmë të ardhura të pritshme komerciale prej 568 milionë euro, me 300 milionë të vlerësuara si arkëtime nga bileta dhe 100 milionë të tjera për shifrat që do të përfitohen nga bizneset gjermane.
Emocionet e këtij kampionati do të mund t’i përjetoni në ekranin e TV Klan.
Klan News