Arbër Hajdari, drejtues i Fundjavës Ndryshe ka denoncuar sot disa persona që abuzojnë me emrin dhe logon e fondacionit.

Në emisionin “Historia e Fundjavës” në Klan Plus me Mirela Milorin, Hajdari tregoi disa raste dhe u kërkoi të gjithëve që t’i denoncojnë në polici.

Ka disa raste, neve na kanë telefonuar vetë njerëzt, ka disa persona që kanë dalë në terren, shkojnë në për shtëpi të ndryshme dhe kërkojnë fonde. Kjo nuk është një praktikë e jona ne nuk shkojmë nëpër shtëpi të ërkojnë donacione dhe u kemi kërkuar qytetarëve që ti denoncojnë në polici.

Do doja që të bëja thirrje të gjithë njerëzve që të denoncojnë këta persona që kërkojnë para në emër të fondacionit, pasi ne nuk dalim rrugëve të kërkojmë para për kauzat. Ne kauzat i kemi publike dhe grumbullimet e fondeve janë publike. Duhet ta godasim fort këtë fenomen, të këtyre individëve që duan të përfitojnë nga hallet e këtyre njerëzve”, u shpreh Hajdari.

Më tej ai tregoi rastin e fundit të këtyre abuzuesve, dhe tha se janë tre persona në Kamëz që janë denoncuar në Policinë e Shtetit dhe shpreson që të kapen dhe të dënohen.  

Ngjarja e fundit ka ndodhur në Kamëz dhe në dijeninë tonë në atë zonë ka disa ditë që po qarkullojnë, janë tre persona. Ne kemi telefonuar dhe Policinë e Shtetit dhe shpresoj të gjenden sa më shpejt, të dënohen. Ata njerëz që shkojnë nëpër shtëpi për të kërkuar lekë, i bëjnë të gjitha të zezat”, shtoi Arbër Hajdari./tvklan.al