Lajme Arkiva 2003

Edhe gjatë ditës së sotme në tregjet ndërkombëtare valutore monedha amerikane u shkëmbye në nivelet më të larta që prej më shumë se një muaji, ndaj monedhës së përbashkët evropiane.

Në një kohë që investitorët vazhdojnë të fokusohen mbi të dhënat e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara.

Treguesit pozitive shikohen si sinjale se më e keqja për tregun e punës në Amerikë kaloi dhe është tregues për të gjithë investitorët për një rritje të konsiderueshme ekonomike.

Ndërkohë Paundi britanik ra në nivelet më të ulëta që prej tetorit të këtij viti ndaj Dollarit amerikan edhe pse dje banka e Anglisë ashtu siç ishte parashikuar nga tregjet financiare rriti me 0.25% normat e interesit për Paundin.

Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët Euro u shkëmbye në shifrat 1 Euro baras me 1.14 Dollarë.

Në tregun tonë të brendshëm valutor sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare shënohet një vlerësim fare i lehtë i Dollarit ndaj monedhës sonë kombëtare në një kohë që Leku ka fituar fare pak pikë ndaj Euros, krahasuar me ditën e djeshme./tvklan.al