Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye pothuajse i qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botërore, në një kohë që tregjet financiare janë në pritje të një vendimi final mbi garën presidenciale në SHBA. Dollari amerikan arriti të rikuperonte afro 0.5 cent në orët e para të mëngjesit, por pikëpyetjet mbi votat e pa numëruara në shtetin e Ohajos, të cilat po vonojnë verdiktin përfundimtar, bënë që monedha amerikane të tërhiqet gjatë mesditës.

Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.27 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare ka humbur pak pikë ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj euros./tvklan.al