Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Sot në tregjet ndërkombëtare valutor, dollari amerikan shënoi një rënie krahasuar me ditën e djeshme ndaj monedhave kryesore botërore, pasi tregjet financiare janë në pritje të paraqitjes së provave, që shtetet e bashkuara disponojnë për të bindur aleatët, se Iraku fsheh armë të shkatërrimit në masë.
Këto prova mendohet të jenë përfundimtare, nëse SHBA do të sulmojë vetëm ose bashkë me aleatët e tyre Irakun, ndërkohë që një sulm i vetëm i Amerikës do të vinte nën presion të madh dollarin, si rezultat i një kostoje shumë të lartë financiare për t’u përballuar. Këto të dhëna na vijnë nga Banka Italo-Shqiptare.
Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye 1 euro e barabartë me 1.081 dollarë, në një kohë që parashikimet e analistëve janë sërish pozitive për monedhën europiane. Në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndaj dollarit amerikan, në një kohë që është zhvlerësuar lehtësisht ndaj euros./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti