Arta ka një histori të ndërlikuar me të cilën njihemi gjatë dinamikave të kësaj puntate të “Shihemi në Gjyq”. Ajo është nënë e dy fëmijëve nga martesa e parë, ku ka përjetuar dhunë dhe s’ka përfunduar  ligjërisht. Këtë bashkëshort ajo thotë se e ka njohur me mblesëri nga mbesa e nënës, Nazmies me të cilën përballet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Bashkëjetuesin e dytë me të cilin ka një djalë 3 vjeç që jeton në shtëpinë e Nazmies, e ka njohur gjatë qëndrimit në një hotel kur u akomoduan pas tërmetit.

Eni Çobani: Kur u njohe me të dytin?

Arta: Që në 2020, qëkur ra tërmeti, u njoha vetë, pa gënjeshtra. U njoha vetë, kur ra tërmeti atëherë…

Eni Çobani: Po ku e gjete?

Arta: E gjeta në hotel, pastaj e dashurova, e mora. Unë këtë burrin e parë nuk e doja se më rrihte.

Eni Çobani: E kuptova. Dhe more të dytin?

Ardit Gjebrea: Ti në hotel jetoje apo ishe…

Nazmie: E mori sepse na ra tërmeti.

Ardit Gjebrea: Ah, prej tërmetit juve ju çuan në hotel përkohësisht dhe te hoteli që ju çuan përkohësisht, ti e njohe aty. E kuptova.

Arta: Po. Pa rrena!

Ardit Gjebrea: Pa rrena, sigurisht!

Djali nuk është i regjistruar me atësinë dhe mbiemrin e bashkëjetuesit të dytë. Duke qenë se martesa ligjore me burrin e parë s’ka përfunduar, ligji përcakton njohjen e atësisë vetëm të babait që është në trungun familjar. Arta kujton se firmën duhet t’ia japë Nazmia, por ligji parashikon tjetër gjë.

Që djali të marrë mbiemrin e të atit, duhet kryer divorci fillimisht, njohja e atësisë dhe gjithë procedurat e nevojshme. Bashkëjetuesi i dytë ka ndërruar jetë. Arta ka nisur edhe një njohje tjetër përmes rrjeteve sociale që familja s’ia pranon.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi që u nda nga jeta bashkëshorti i dytë?

Arta: Burrit tim i ra infarkt.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Arta: 39.

Ardit Gjebrea: Po këtë të tretin ku e njohe?

Arta: Këtë të tretin e njoha vetë, në Facebook.

Eni Çobani: Këtu është ndarë me familjen, është ndarë përfundimisht te i treti.

Nazmie: Rri se e njeh me Facebook-at kjo dhe i lë!

Arta: Nuk e lë unë këtë! E ke gabim mami im!

Ardit Gjebrea: Nuk e lë këtë të tretin?

Arta: Nuk e lë, do ta mbaj. Seriozisht do ta mbaj!

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që e njeh këtë të tretin?

Arta: Ka një vit.

Ardit Gjebrea: Shkon mirë?

Arta: Shumë mirë shkoj.

Ardit Gjebrea: Ku është ai, në Greqi apo këtu?

Arta: Po, në Greqi me letra.

Ardit Gjebrea: Dhe ti shkon në Greqi me të?

Arta: Po, prandaj ia lë çunin kësaj se nuk e marr dot!/tvklan.al