Vllaznia do të presë Skënderbeun këtë të shtunë në “Loro Boriçi” një sfidë e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Për trajnerin Thomas Brdarić, skuadra korçare nuk duhet nënvlerësuar për pozitën në renditje, por gjithësesi synimi mbetet fitorja.

 “Nuk ka rëndësi nëse është një ekip në fund të tabelës apo në ndonjë pozicion tjetër të renditjes. Të jemi me të njëjtin synim për të fituar dhe nuk ndryshon nga ndeshjet e tjera. Ndaj Tiranës ishim të ngadaltë veçanërisht në fillim, gjërat nuk shkuan siç e kishim planifikuar dhe duhet ta ndryshojmë në takimin e radhës.”

Vllaznia ka 2 fitore, ndërsa Skënderbeu 1 në takimet e mëparshme në këtë sezon. Po të shtunën Egnatia kryesuese do të luajë me Tiranën. Të dy ekipet vijnë pas barazimeve në fillim të javës. Të dielën do të luhen 3 ndeshje të tjera të xhiros së 30-të.

Tv Klan