Qindra sende të rralla të lidhura me futbollin, duke përfshirë fanellat e Zinedine Zidane, Igor Belanov dhe Lothar Matthaus, do të shiten në ankand në Paris këtë të shtunë.

Shumica e 200 fanellave dhe sendeve të tjera të ekspozuara në shtëpinë e ankandeve Millon vijnë nga koleksionet e personave që kanë patur poste drejtuese në ekipe futbolli apo edhe në federatën franceze.

Çmimet e këtyre sendeve shpesh fillojnë nga disa qindra euro, por objekti më i çmuar duket se është, fanella rezervë e Zidane, të cilën ai nuk e veshi, nga finalja Francë-Brazil e vitit 1998. Kjo bluzë vlerësohet nga 20 deri në 30,000 euro.

Fanellat historike si ajo e veshur nga ish-lojtari i Bashkimt sovjetik, Igor Belanov, fitues i trofeut Topi i Artë, janë gjithashtu në shitje.

Përveç uniformave pjesë e koleksionit janë edhe shumë sende të tjera që kanë qenë pjesë e historisë në ndeshje të ndryshme të futbollit.

Tv Klan