Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga një tërmet që goditi veriun e Haitit. Sipas BBC, lëkundjet me magnitudë 5.9 ishin një prej më të fortave që godasin Karaibet, që prej tërmetit vdekjeprurës të 2010-s, që i mori jetën më shumë se 200 mijë personave.

Paraprakisht raportohet për dhjetëra ndërtesa të shkatërruara, ndërsa presidenti Jovenel Moise u ka bërë thirrje njerëzve që të ruajnë qetësinë.

Autoritetet kanë ngritur një task forcë me qëllim përballimin e një situate fatkeqësie.

/tvklan.al