Dy të paraburgosur që po bëheshin gati për t’u transferuar në qeli, kanë mundur të arratisen duke u larguar nga vrap nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

N.L. 29 vjeç dhe E.P. 33 vjeç ishin arrestuar më 28 Dhjetor për vjedhje. Sot ata dolën për masë sigurie në Gjykatën e Elbasanit dhe pasi zbritën nga automjeti i policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në paraburgim, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e Policisë së Elbasanit.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, 33-vjeçarit E. P. dhe vijon puna për kapjen e të arratisurit të dytë.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

/tvklan.al