Ndjekës të emisionit “Stop” në Tv Klan nga vende të ndryshme kanë dhuruar karroca invalidësh për personat në nevojë. Në familjen Zeneli ka mbërritur për djalin 26 vjeç, i cili është paraplegjik. Po ka ndodhur edhe për Arben Dakolin në Durrës, pasi ka humbur njërën këmbë nga diabeti dhe ka statusin e të verbrit.
Në Tiranë 51-vjeçarja Leonora Doce ka mbetur invalide prej temperaturës së lartë që në vegjëli. Edhe në Dimal, një djalë të paralizuar për të cilin duhej një karrocë specifike për shkak të problemeve që ai ka me kurrizin, tashmë është siguruar./tvklan.al