Këngetarja rrëfeu ndarjen nga ish–bashkëshorti dhe albumin e ri
Këngëtarja shumë e dashur për publikun Adele, në një intervistë ekskluzive për Oprah Winfrey është shprehur se ndihej “e turpëruar” nga divorci i saj.
Ylli i muzikës pop tha se ndihej sikur nuk e kishte repsektuar institucionin e martesës kur u nda nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, në vitin 2018.
Ajo shtoi se “sulmet e tmerrshme të ankthit” pas divorcit e shtynë atë të adoptonte një regjim ushtrimesh që e çoi në humbjen e 40 kg në dy vjet. Kjo ishte intervista e parë televizive për albumin e saj të ri.
Publiku pa gjithashtu atë të performonte një përzgjedhje të këngëve të reja dhe hiteve klasike në Observatorin skenik “Griffith” në Los Anxhelos, me yje të shumta të Hollivudit si Lizzo, James Corden dhe Melissa Mccarthy. Kjo ishte hera e parë që djali i vogël i Adelës, Angelo, e pa të ëmën të performonte live.
“Është nderi absolut i jetës sime, zemër, të të kem këtu sonte” i tha Adele të birit.
Intervista e këngëtares u regjistrua në të njëjtin kopësht me trëndafila në Kaliforni, ku Winfrey foli me Meghan Markle dhe Princin Harry në fillim të këtij viti.
Klan News