Të rinjtë në Berat dhe Korçë duan të bëhen ushtarë. Nëntogeri Klajdi Bilali thotë se këto janë dy nga qarqet që kanë edhe numrin më të lartë të rekrutimeve të të rinjve për në Forcat e Armatosura.
“Nga viti në vit shihet një interes në rritje i të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Dy qarqet që kanë interes më të lartë për t’u bërë pjesë e FA janë Berati dhe Korça”.
Çdo vit hapen kuota për rekrutimin e të rinjvë në ushtri, dhe pothuajse 50 % e tyre ezaurohen gjatë tre fazave të ndryshme, duke përmbushur edhe kriteret e përcaktuara.
“Në këtë fazë kemi 444 kuota për pranimet në FA. Për çdo të ri që do të bëhet pjesë e FA nga mosha 18-30 vjec, të ketë mbauar arsimin 9-vjeçar, të jëtë i aftë fizikisht dhe të mos ketë probleme me ligjin”.
Sipas drejtuesvë në ushtrinë shqiptare, interesi në rritje i të rinjve për në Forcat e Armatosura, kryesisht meshkuj, lidhet me disa arsye.
“Ushtari i parë merr 60 mijë Lekë, 16 mijë Lekë trajtimi me ushqime, vështirësia e punës aty ku shërben ka një bonus, është kredia me zero interes që u miratua vjet, si dhe misionet e ndryshme”.
Po ashtu, çdo i ri që kryen 15 vite shrëbim në ushtri, përfiton statusin e ushtarakut.
“Statusin e ushtarakut e përfiton çdo ushtarak që ka plotësuar 15 vjet karrierë në FA dhe në momentin që shkëputet nga FA për arsye të ndryshme përfiton pension sumplementar deri në daljen në pensionin e pleqërisë”.
Nevojat për rekrutime mbeten të larta në ushtri. Çdo vit hapen afërsisht 1200 kuota për të rinjtë që duan të behën pjesë e Forcave të Armatosura.
Tv Klan