Festivali Ndërkombëtar i Parashutës “Hidhu si një Faraon” u rikthye në vitin e tij të shtatë.
Sipas organizatorëve, në këtë ngjarje morën pjesë gati 200 parashutistë nga 34 vende të ndryshme të botës
Parashutisti gjerman Markus Bartels përshkruan emocionet e kësaj eksperience të rrallë.
“Është hedhja e parë me parashute mbi piramida, është një gjë e mahnitshme. Është mrekullia e fundit e mbetur moderne që kemi në botë, kështu që është e jashtëzakonshme.”
Sipas Mahmoud Sharaf, themelues i Skydive Egypt dhe festivalit “Jump Like a Faraon” numri i pjesëmarrësve është dyfishuar pasi parashutistët nga e gjithë bota dëshirojnë të vijnë në Egjipt për këtë përvojë unike.
“Sigurisht, piramidat luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm, për të tërhequr vizitore. Hedhja me parashutë mbi piramida ka kënaqësinë e vet pasi është një përvojë krejtësisht e ndryshme.”
Parashutistet patën mundësinë të fluturonin mbi Piramidat e mëdha të Egjiptit duke shijuar këtë pamje unike të thesareve të vjetra arkitekturore.
Klan News