15 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për trafikim të emigrantëve, nga vendet e lindjes së mesme. Siç duket dhe nga pamjet, një pjesë e tyre janë arrestuar në flagrancë. Tre prej të prangosurve janë egjiptiane dhe siriane.
Bëhet fjalë për një skemë të mirë organizuar të kalimit të paligjshëm të kufirit. Emigrantët hynin në Shqipëri nga Greqia dhe transportoheshin më pas drejt kufijve verior të vendit, në Malin e Zi dhe Kosovë.
Ata ishin kryesisht nga Siria dhe Egjipti, ndërsa paguanin deri në 1500 Euro. Hetimet për këtë rast nisën 1 vit më parë, ndërsa gjatë kësaj periudhe në pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë.
Drejtori i Policisë së Tiranës tha në një konferencë për mediat që katër të tjerë u shpallën në kërkim.
Dy prej personave që konsiderohen si bashkorganizator dhe vepronin në Shqipëri janë Mohammed Alfahel dhe Ahmed Kensova, që shfaqen në këto foto.
Gjatë operacionit të koduar “Damask” u sekuestruan 10 automjete, 20 mijë Euro, 500 mijë Lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe dokumente identifikimi të shtetasve të huaj.
Klan News