Propozimi i Donald Trump-it për shpërnguljen e palestinezëve nga Rripi i Gazës ka shkaktuar kundërshtimin e fortë të autoritetit palestinez dhe vendeve fqinje arabe. Presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas tha se palestinezët nuk do të largohen kurrë nga tokat e tyre.
Basem Naim, anëtari i byrosë politike të Hamasit refuzoi çdo plan për shpërnguljen e tyre, pavarësisht qëllimeve të mira për rindërtimin e territoreve të shkatërruara nga lufta.
Kundër propozimit të Trump-it edhe Egjipti e Jordania, liderëve të të cilëve presidenti amerikan u kërkoi të shtunën që të strehojnë banorët e Gazës në territorin e tyre, por la të hapur mundësinë që zhvendosja mund të ishte e përkohshme ose e përhershme. Disa analistë e kanë quajtur këtë “spastrim etnik”.
Propozimi vjen teksa qindra mijëra palestinezë po rikthehen në banesat e tyre të braktisura nga lufta më shumë se 1-vjeçare izraelite.
Trump shkaktoi polemika edhe me presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro, të cilin e detyroi të pranonte marrjen e 2 avionëve me emigrantë ilegalë të kthyer nga Shtetet e Bashkuara, pasi e kërcënoi me vendosjen e tarifave 25% të importi si dhe bllokimin e vizave për zyrtarët e këtij vendi.
Tv Klan