Egjipt- Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur në një masakër në Egjipt pasi individë të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një autobusi ku udhëtonin pasagjerë të krishterë.

Sipas raportimet nga televizionet egjiptiane thuhet se viktimat ishin duke shkuar në Manastirin e St. Samuelit.

Incidenti ndodhi në provincën e Minya, rreth 220 km në jug të kryeqytetit Kairo.

Grupet terroriste kanë nisur shënjestrimin e të krishterëve dhe minoriteteve të tjera fetare kudo në botë.

Dy vetëvrasje me bombë kanë ndodhur gjatë muajve të kaluar nga militantët e ISIS, ku mbetën të vdekur 46 persona.

Sulmet e shtynë Presidentin Abdul Fattah al-Sisi të shpallë një gjendje emergjence në të gjithë vendin dhe të premtojë të bëjë gjithçka është e nevojshme për t’i bërë ballë xhihadistëve.

Kisha ortodokse koptike është kryesorja në Egjipt. Ndërkohë që shumë të krishterë jetojnë atje, kisha ka më shumë se 1 milion anëtarë jashtë vendit./tvklan.al