3 persona u shpallën në kërkim për ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e të premtes në fshatin Rranxë të njësisë Bushat në bashkinë e Vaut të Dejës.
Policia e Shkodrës thotë se hetimet e deritanishme treguan se në të janë përfshirë dy vëllezër dhe një i tretë, bashkëpunëtor i tyre, por nuk bën të ditura gjeneralitetet për shkak të hetimeve.
Ata besohet se kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj kësaj makine Audi të blinduar, brenda të cilit kanë qenë dy persona, të identifikuar nga hetuesit.
Nga ana tjetër përveç vëllezërve që udhëtonin me një motor është qëlluar edhe nga një automjet tip BMW i cili mësohet se është sekuestruar nga policia.
Që prej mbrëmjes së të premtes, uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në disa banesa me qëllim vënien në pranga të autorëve.
Policia thotë se vijon punën për arrestimin e autorëve të dyshuar dhe identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje.
Teksa referoi dosjen në Prokurori për akuzat e “Vrasjes me paramendim” e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Tv Klan