Një ditë pas të shtënave me armë zjarri në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.

Sipas policisë, autori i dyshuar është Andrea Bregasi 32 vjeç banues në Tiranë.

Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion 5000 Euro shpërblim për çdo qytetar që ofron informacione rreth vendndodhjes së tij.

Një ditë më parë, ai qëlloi me armë në drejtim të makinës së Rudolf Zefit. Ishte ky i fundit që denoncoi në polici se ndaj ishte qëlluar me armë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Zefi i tha policisë që nuk ka konflikte me asnjë person, teksa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

/tvklan.al