Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Ata do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Sara është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.
Pak ditë më parë ata organizuan “baby shower” dhe përmes një fotoje ekoje, këngëtari ka zbuluar se i ka dedikuar vajzës një këngë të re, “Si baba” e cila pritet të publikohet nesër më 10 Tetor.
Pjesë e videoklipit të këngës duket se është edhe partnerja e tij, Sara Hoxha.
Në profilin e tij në Instagram, ai ka shpërndarë pak orë më parë një foto në krah të partneres duke prekur barkun e rrumbullakosur dhe të dy janë gjysmë të zhveshur. /tvklan.al