Regjisori i talentuar nga Maqedonia e Veriut, Qëndrim Rijani, vjen në Tiranë për të sjellë Tartufin e Molierit me trupën e Teatrit të Gjilanit.

Komedia, një kryevepër botërore që ndonëse kanë kaluar shekuj që kur është shkruar është akutale dhe për realitetin e sotëm, jo vetëm në rrafshin shoqëror, por edhe atë politik.

Një vepër që i ka mesazhet e saj ndaj hipokrizisë, forcës dhe pasojave të pushtetit, shfaqje këto që për Rijanin nuk duhet t’i mungojnë skenës teatrore, ndonëse të tilla shfaqje kërkojnë më shumë buxhet.

Synon që shfaqet e tij, veçse në Kosovë apo RMV, t’i sjellë edhe në Tiranë. Ndërsa pohon se bashkëpunimet mes teatrove të tre vendeve të rriten.

Tartufi i Molierit do të luhet sonte në Art Turbina. Kjo nuk është e para shfaqje që Riajni vë në Shqipëri, duke e ndarë karrierën e tij mes Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës, ndërsa tashmë të tjera projekte ndërkombëtare e presin përpara.

Tv Klan