Në kuadër të operacionit “Tempulli 4”, policia njofton se ka vënë në pranga një tjetër shtetas duke e çuar numrin e të prangosurve në 25. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 24 vjeçari Orgest Veliaj u arrestua në afërsi të Brrylit dhe dyshohet se ai ishte pjesë e rrjetit të shpërndarësve të lëndës narkotike.
Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj bëri të ditur se në total u sekuestruan 1.8 kg kokainë,18 kg marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD që vinte nga Serbia me postë. Droga kryesisht shpërndahej afër shkollave dhe në lokalet e natës. Zonat kryesore ishte Blloku, Kamza dhe Kombinati.
Në pranga në total janë 25 persona, 9 prej të cilëve u ndaluan më herët dhe 16 në operacionin e fundit.
Hetimi ka zgjtur disa muaj dhe u përdorën edhe metoda speciale si përgjimet apo blerjet e simuluara.
Klan News