Një ndër kritikët e Lulzim Bashës, rivali në garën për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami  akuzoi Lulzim Bashën nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar për mosmbajtje premtimesh dhe i kërkoi të tërheqë ndryshimet statutore, që sipas tij nuk i shërbejnë demokratizimit të kësaj force politike, por vetëm kryetarit.

Zoti Basha, tërhiqe këtë statut. Nuk është ky statuti, mbaj premtimin, hape Partinë Demokratike. Bëje analizën e humbjeve, ke dy humbje në më pak se 5 vjet dhe nëse vazhdon kështu, kjo punë do të vazhdojë. Ma mbani mend. Në mënyrë profetike, në 95-ën do të ishe. E keqja më e madhe për ju do të jetë Zoti Basha

”.

Partia Demokratike ka problem demokracinë e brendshme, nuk ka problem statutin”, tha Selami duke shtuar: “dhe ky statut, që siç e thashë nuk ka qenë ndonjëherë problemi jonë, fatkeqësisht po bëhet problemi jonë. Zoti kryetar ky është statuti më i keq që PD ka pasur ndonjëherë. Më dëgjoni një herë pastaj fishkëlleni

”. 

Por kritika e Selamit nuk u prit aspak mirë nga mbështetësit e Bashës në sallë.

“U

në nuk kam ndër mend të iki. Në 95 unë ika dhe vajti aty ku vajti Shqipëria. Ky është prapë momenti, dhe unë po ju them se me këtë statut PD do të shkojë edhe më keq akoma sepse e ka kthyer partinë në shërbim në një njeriu, të kryetarit. Zoti Basha, liderishpi nuk është pushtet dhe pozitë, është vizion, vlera dhe moral. Ky statut nuk është statuti i bashkimit, por statuti i përjashtimit. Është fyerje për mua që në dy nene, 27 dhe 45 përmendet fjala përjashtim disa herë

.”

Propozimin për vendosjen në statut të dorëheqjes së kryetarit kur humb zgjedhjet kritikët ia ripërsëritën sërish.

Ndonëse Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim, kritikët sërish i kujtuan se po vepron me arbitraritet.

Në një reagim në rrjetet sociale ish-nënkryetarja e demokratëve, Jozefina Topalli, thotë se Basha u rrëzua në Kuvendin Kombëtar pasi vendimet u morën pa kuorumin e nevojshëm. Sipas saj këtë të diel u përsërit ajo që ndodhi në zgjedhjet për kryetarin rreth një vit më parë, kur u falsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokrateve. Topalli i kërkon Bashës të largohet për të çliruar PD-në nga pengmarrja.

Tv Klan