Turqia është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm.
Sipas të dhënave të para sizmologjike, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.2 në një thellësi 10 kilometra nën tokë.
Mediat turke raportojnë se tërmeti u ndje në Izmir dhe provincat e tjera rrotull.
Nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo për dëme materiale. /tvklan.al