Dhjetëra lëkundje sizmike tronditën pikën turistikë të Santorinit për të katërtën ditë. Ekspertët thonë se aktiviteti sizmik në ishull do të vazhdojë për javë të tëra. Si pasojë e këtij aktiviteti ka patur rrëshqitje dheu, për këtë arsye u vendos që të ndalohet aksesi në disa zona.

Lëkundjet janë regjistruar midis ishujve vullkanikë Santorini dhe Amorgos në Detin Egje që nga e premtja, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat ​​në Santorini dhe ishujt e afërt të Ios, Amorgos dhe Anafi.

Shumë qytetarë, nga frika e tërmeteve, zgjodhën të kalonin natën jashtë, ose në makinat e tyre ose në vende të sigurta të caktuara nga autoritetet komunale.

Kompania ajrore Aegean Airlines tha se do të shtojë fluturimet të hënën dhe të martën për të lehtësuar udhëtimin e banorëve dhe vizitorëve me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes Civile të Greqisë.

Shumë turistë nxituan të grumbullohen pranë agjencive turistike për të rezervuar biletat e për tu larguar nga vendi. Kjo shkaktoi edhe një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Klan News