#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – “Mama” nga Joni Peçi, parfumi dedikuar të gjitha vajzave dhe grave shqiptare
Do ta nisim sot me një mik të programi, një emër të njohur të modës dhe stilit, Joni Peçi. Përveç krijimeve të tij në modë, këtë herë ai vjen për të folur për një tjetër pasion të tij: parfumet. Koleksioni i tij i aromave të reja, përfshirë “MAMA by Joni Peçi ”.
Çfarë e frymëzoi në këtë rrugëtim dhe cilat janë fragrancat më të reja të parfumeve, pse jo, si
ide dhurate për mamat tona të shtrenjta, dhe jo vetë.? Do të na zbulojë më shumë vetë ai, Joni
Peçi…
Rudina – Oscars 2025: Gjithçka ndodhi në mbrëmjen më të madhe të kinematografisë
Jemi rikthyer sërish në këtë pjesë të ku do të ndalemi tek Oscars 2025. Edicioni i 97 i Oscars u mbajt sot në orët e para të mëngjesit, ku Oscars nuk ishte thjesht një ceremoni çmimesh, por një spektakël i vërtetë ku moda, shoëbiz-i dhe momentet virale morën vëmendjen kryesore!
Yjet e Hollwood-it parakaluan në tapetin e kuq, duke sjellë disa nga paraqitjet më të
diskutueshme të mbrëmjes. Filmi “Anora” triumfoi si më i miri me 5 trofe për filmin më të mirë, montazhin, regjinë, skenarin origjinal dhe aktoren më të mirë. Sean Baker, autori i tij është i pari që ka fituar 4 Oscar për të njëjtin film.
Adrien Brody fitoi për herë të dytë si aktori më i mirë me “The Brutalist” i cili mori tre çmime. Kieran Culkin siguroi fitoren si aktori më i mirë jo protagonist për “A Real Pain”, ndërsa homologia e tij ishte Zoe Saldaña me rolin në “Emilia Perez”. Por, këtë pjesë do tia dedikojmë show-t dhe momenteve më pikante të mbrëmjes, pasi për filmat kemi planifikuar nesër një hapsirë më të dedikuar.
Çfarë veshën yjet? Cilat ishin momentet më pikante të mbrëmjes? Do ti komentojmë sot me të
ftuarën tonë, Elda Laze…
Rudina – Cila do të jetë shenja më me fat e muajit Mars? Meri Shehu bën renditjen
Sot është data 3 Mars dhe si cdo fillim muaji, të hënave presim astrologen e njohur, Meri Shehun pikërisht për të bërë renditjen ekskluzive të shenjave të Horoskopit për muajin e parë të Pranverës.
Renditja e shenjave për muajin Mars:
12.Demi
11.Bricjapi
10.Akrepi
9.Peshorja
8.Virgjeresha
7.Binjaket
6.Peshqit
5.Gaforret
4.Ujori
3.Luani
2.Shigjetari
1.Dashi