Në prag të rinisjes së dialogut për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Hashim Thaçi iu rikthye temës së korrigjimit te kufijve.

Ne një postim në Facebook, ai citon ish-Presidentin Ibrahim Rugova të ketë thënë “Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”.

Qëndrimin e Rugovës, Thaçi e quan realist për kohën kur është bërë, por ai thekson se ai nuk është as për ndarje dhe as për shkëmbim të territoreve, por për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën.

Tv Klan