Kjo e përditshme thekson se Shqipëria po bëhet një destinacion i njohur për britanikët
Teksa vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, ka një vend tjetër që po bëhet gjithnjë e më i njohur në mesin e tyre.
Gazeta britanike “The Sun” shkruan se Shqipëria po rritet në popullaritet falë çmimeve të lira, peizazheve të mahnitshme dhe historisë magjepsëse. Pavarësisht se një pjesë e madhe e pushuesve britanikë po e zbulojnë tani vendin mesdhetar, sektori i turizmit në Shqipëri ka qenë në rritje vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Bordit Turistik Shqiptar, vendi priti 8,3 milionë vizitorë në vitin 2023, që ishte një rritje prej 4 milionë krahasuar me një vit më parë.
Shumica e pushuesve të huaj thekson prestigjozja britanike dynden në Ksamil, Himarë dhe Sarandë në Rivierën Shqiptare.
Edhe Tirana është një destinacion që po rritet falë çmimeve të përballueshme të ushqimeve dhe pijeve, por edhe historisë së pasur.
Përveç kësaj, kryeqyteti ofron hapësira të shumta akomoduese të cilat po ashtu vijnë me çmime të lira.
Gjuha vendase është shqipja, por duke qenë se anglishtja flitet në shumicën e hoteleve, restoranteve dhe atraksioneve turistike pushuesit britanikë do ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.
Klan News