Gazeta e njohur britanike “The Times” i ka kushtuar një reportazh të gjatë zhvillimit të turizmit në vendin tonë, duke vënë theksin te transformimi i shpejtë i Shqipërisë turistike. Për këtë revistë shembulli më i mirë i transformimit ndër vite është kryeqyteti i cili ndryshoi gjatë drejtimit të ish-kryebashkiakut Edi Rama.
Një nga veprimet e tij të para ishte rilyerja e fasadave gri staliniste të qytetit me ngjyra të ndezura thuhet në artikull. Ndër qytetet të tjera që përmenden është edhe Durrësi i cili ka një bregdet të bukur dhe duket si një kartolinë e viteve 1970. Ka një amfiteatër romak dhe shumë kafene të këndshme.









Rrugicat e pjerrëta të Beratit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që daton që nga epoka bizantine është një qytet tjetër që vlen të vizitohet. Shkodra është e preferuar për eskursionet pikërisht në veri të vendit pranë kufirit malazez dhe cilësohet si porta për tek “Bjeshket e Nemuna”.
Shkrimi ndalet edhe tek riviera shqiptare dhe konkretisht në destinacione si Ksamili, Saranda dhe Dhërmiu.
Reportazhi i revistës ndalet edhe tek një pjesë tjetër e sektorit, tek kuzhina jonë tradicionale. Mrizi i Zanave, një restorant i stilit agroturizëm në veri të Shqipërisë, është pikërisht vendi që do të dëshironit të vizitonit kur jeni me pushime dhe perfekti për të provuar shijet e pjatave shqiptare.
Klan News