Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka sulmuar ministrin e Brendshëm dhe zv/Kryeministrin, Matteo Salvini, duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e krizës politike në vend.

Gjatë debatit në Parlament, Conte tha se Salvini ka në plan të parë interesat e partisë së tij.

Në përfundim të fjalës së tij, Conte paralajmëroi se pas përfundimit të debatit parlamentar do të shkojë tek Presidenti i Republikës për të dorëzuar mandatin e tij si Kryeministër iItalisë.

“Vendimi për të shkaktuar krizë politike në vend është papërgjegjshmëri. Ministri i Brendshëm ka treguar se ka në plan të parë interesat personale dhe partiake”, u shpreh Kryeministri Conte.

Sipas tij, sjellja e ministrit të Brendshëm Salvini është kontradiktore, kur disa ditë më parë kërcënoi se do të tërhiqte nga qeveria ministrat e partisë së tij dhe nuk e ka bërë.

Nga ana tjetër, Matteo Salvini tha se nuk ka frikë nga zgjedhjet dhe gjykimi i qytetarëve italianë. /tvklan.al