Pavel Durov, themeluesi i Telegramit, një prej rrjeteve më të përhapura sociale me profil komunikimin online është vënë zyrtarisht nën hetim në Francë.
Megjithatë, miliarderi rus nuk do të qëndrojë në burg pasi zgjodhi lirinë me kusht në këmbim të një depozimit të një garancie financiare prej 5 milionë Eurosh.
39-vjeçari nuk duhet të dalë jashtë territorit të Francës deri në përfundim të hetimeve dhe është i detyruar të paraqitet në polici, dy herë në javë.
Prokurorët në Paris thonë se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë se ka u ka vënë në dispozicion bandave kriminale platformën e tij online për transaksione financiare, ka lejuar grupet e krimit të organizuar për të shkëmbyer materiale me përmbajtje seksuale me të mitur dhe se ka refuzuar të komunikojë me autoritetet.
Teksa rrjetet më të mëdha sociale të botës janë angazhuar të zbatojnë rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur fëmijët nga materialet me përmbajtje për të rritur, Telegram akuzohet se nuk i ka përmbushur këto standarde.
Nën pretekstin e mbrojtjes së fjalës së lirë, Durov i cili ka edhe nënshtetësi franceze prej 2021-shit nuk ka pranuar as zbatojë filtrat kundër lajmeve të rreme, duke i lënë akses të lirë propagandës kryesisht nga Rusia të depërtojë në perëndim, ndonëse është vetëshpallur opozitar me Vladimir Putinin.
Tv Klan