Rrjeti i komunikimit me mesazhe Telegram, i shumë kritikuar nga qeveritë e vendeve perëndimore për lehtësimin e komunikimit mes pjesëtarëve të grupeve kriminale e terroriste dhe përhapjes së lajmeve të rreme, vendos të ndryshojë qasje.
Themeluesi dhe drejtuesi i këtij rrjeti Pavel Durov njoftoi përmes një mesazhi në këtë rrjet, ashpërsimin e rregullave të përdorimit. Ky rrjet do të nisë t’u dorëzojë autoriteteve që ia kërkojnë, adresat IP dhe numrat e telefonave të përdoruesve, ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste apo masa të tjera ligjore.
Në mesazhin e tij, Durov tha se teksa 99.999% e përdoruesve nuk kanë lidhje me aktivitetet kriminale, nuk mund të lejohet që vetëm 0.001% e tyre që janë të përfshirë, të krijojnë një imazh të keq për gjithë platformën dhe të venë në rrezik interesin e gati 1 milionë përdoruesve të tjerë.
39-vjeçari i lindur në Rusi, por me nënshtetësi franceze po përballet në Francë me akuza për lehtësim të aktiviteteve kriminale me platformën e tij, që po ashtu është kritikuar gjerësisht se lejon edhe përhapjen e lajmeve të rreme. Sipas mediave botërore, kjo platformë po përdoret gjerësisht nga Rusia veçanërisht për përhapjen e lajmeve të rreme për luftën në Ukrainë.
Tv Klan