Lajmi që Ralf Rangnick është kontaktuar nga drejtuesit e Bayern Munchen për të marrë detyrën e trajnerit sezonin e ardhshëm kanë shtyrë tifozët e ekipit të hapin një peticion. Ata kërkojnë që Thomas Tuchel të qëndrojë për të respektuar kontratën që e mban te Bayern deri në 30 Qershor të 2025.
Nisma ka marrë menjëherë mijëra mbështetje dhe publikimi në media ka tërhequr më shumë vëmendjen. Tuchel konfirmoi pak kohë më parë se do të ndërpersë bashkëpunimin në fund të sezonit, por kualifikimi i ekipit në gjysmëfinalet e Champions League ka bërë që tifozët të ndryshojnë qëndrim.
Ata nuk duan trajnerë të një niveli më të ulët, pasi Thomas Tuchel është fitues i Champions me Chelsea në 2021, ndërsa kandidatët nuk kanë një sukses të tillë në karrierë. Vendimin për ta mbyllur në fund të këtij sezoni e mori fillimisht edhe Xavi Hernandez, por më pas bëri hapa pas duke vendosur të vijojë punën te Barcelona.
Tv Klan