Te Milani ka nisur puna për të gjetur trajnerin e ri! Nëse do të ishte në dorën e tifozëve, njeriu i duhur quhet Antonio Konte.
54-vjeçari konsiderohet nga të gjithë një fitues dhe mbi të gjitha, njeriu që ka aftësinë për të rikthyer dinamizmin, karakterin dhe ekuilibrin e një skuadre që aktualisht duket paksa e rrëmujshme, e zbrazët dhe pa marzh rritjeje, raporton sportmediaset.
Edhe vetë Konte përveç kërkesave ekonomike ka dëshirë që të marrë drejtimin e një klubi me histori dhe me bazë solide, ku ai të vazhdojë punën. Por ajo çfarë tifozëve ju pëlqen, jo domosdoshmërisht i pëlqen edhe klubit.
54-vjeçari njihet për karakterin e tij të rëndë dhe te drejtuesit mbizotëron frika se ai kërkon shumë.
I ka kusht afrimet cilësore, e përveç kësaj gjithnjë kërkon që të thotë fjalën e tij në merkato, e mbi të gjitha të jetë i kënaqur.
Alternativa te teknikut nga Leçe janë edhe emra të tjerë që kanë lënë shenjë si Thiago Motta-s, të cilin e kërkon edhe Juventus, Lopetegui, Fonseca, Galtier, Gallardo, Sergio Conceiçao e deri te Van Bommel, që vlerësohet nga populli kuqezi.
Por mirë në Angli ka bërë edhe Roberto De Zerbi, por për trajnerin e Brighton ka kërkesa edhe nga disa klube të tjera.
Klan News