Aktori Timothee Chalamet ka portretizuar këngëtarin “Bob Dylan” në filmin e ri “A Complete Unknown”, traileri i të cilit u publikua së fundmi.
I vendosur në fillim të viteve 1960, Chalamet sjell në ekran muzikantin 19-vjeçar nga Minesota, Dylan, duke ecur rrugëve të qytetit. Më pas ai performon në skenë këngën e Dylanit të vitit 1963 “A Hard Rain’s a-Gonna Fall”, marrë nga albumi i dytë në studio i këngëtarit “The Freewheelin” “Bob Dylan”.
Me regji të James Mangold , në këtë film biografik luajnë aktorët Edward Norton, Monica Barbaro, Boyd Holbrook, Dan Fogler, Norbert Leo Buzt dhe Scoot McNairy.
Chalamet tashmë ka luajtur në dy nga filmat më të suksesshëm të vitit të kaluar, Wonka dhe Dune, Part 2 dhe pritet që 28-vjeçari pritet të nominohet për çmimet Oscar.
Filmi “A Complete Unknown” do të shfaqet premierë në Dhjetor 2024 në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës në Janar 2025.
Klan News