Filmi i ri i aktorit Timothee Chalamet është gati të dalë për publikun.
Chalamet pranoi të luante Dylanin në vitin 2019. Më pas pandemia e Covid-19 dhe greva e skenaristëve dhe aktorëve në Hollywood detyroi producentët e filmit që të vononin xhirimet.
Aktori kishte 5 vite që përgatitej për rolin në projektin e ri kinematografik ku ai portretizon Bob Dylan.
Gjatë këtyre 5 viteve, Chalamet mësoi të luante kitarë dhe harmonikë dhe punoi me një trajner vokal për të mësuar të këndojë si Dylan.
“A Complete Unknown” tregon rrugëtimin e Dylanit në New York në vitin 1961 në moshën 19-vjeçare, ngjitjen e tij të shpejtë në botën muzikore me këngë të tilla si “Blowin’ in the Wind” .
Vetë Bob Dylan i dha informacione regjisorit James Mangold në skenar, por kurrë nuk u takua apo foli me Chalamet, megjithëse ai së fundmi e përshkroi atë si një aktor brilant.
Performanca e Chalamet ka fituar vlerësime nga kritikët dhe parashikimet deri më tani janë se ai mund të nominohet për çmimin e tij të dytë për Oscar.
“A Complete Unknown”, do të dalë në kinema të mërkurën, ditën e Krishtlindjes.
Klan News