Flukset turistike gjatë kësaj periudhe janë të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si dy pikat kryesore të mbërritjes së tyre. Sipas kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi pjesën më të madhe të vizitorëve e zënë ata nga Europa, por nuk mungojnë as nga rajoni.
Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit: Lëvizjet kryesore në këtë periudhë kanë qenë në Tiranë dhe Durrës, duke qenë se Shqipëria është shitur si destinacion me raport çmim dhe shërbim i lirë. Ka pasur një dyndje në këtë drejtim. 95% e turistëve që vijnë janë nga Europa dhe kjo është e rëndësishme. 75% e tyre janë të rajonit.
Porta hyrëse kryesore e turistëve që zgjedhin si destinacion Shqipërinë, mbetet Aeroporti “Nënë Tereza”, duke mos lënë mënjane edhe rrugët tokësore.
Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit: Aeroporti i Tiranës është kthyer në aeroport të Mesdheut dhe thuajse gjithë zona lëviz me paketa loë cost. Janë gati 100 fluturime që kalojnë në të gjitha qytetet kryesore të Europës. 74% e të gjithë turistëve që lëvizin në Shqipëri vijnë me rrugë tokësore, me mjetet e tyre.
Përgjithësisht ka më shumë turistë të organizuar në mënyre individuale që vizitojnë vendin tonë.
Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit: Ka lëvizje individuale, me grupe, me familje, me fëmijë…Dhe kjo tregon se Shqipëria ka hyrë në hartën e tregut turistik. Te grupet mbizotërojnë polakët që e kanë gjetur Shqipërinë si një vend me raport çmim cilësi dhe standard.
Ekspertët shprehen se vendi ynë duhet të synojë turizmin elitar dhe mbi të gjitha të shtojë kapacitetet akomoduese për përballimin e fluksit të vizitorëve, ku për 6 muajt e parë të 2024 rezultuan mbi 4.5 milionë turistë.
Klan News