Janë dashur vetëm pak minuta nga fillimi i protestës së Partisë Socialiste që në rrugët e kryeqytetit të përshihen në një situatë kaotike. Bllokimi i sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në orën 3:30 kur është edhe piku i lëvizjes, ka shkaktuar bllokim të të gjitha rrugëve kryesore.
E kjo ka sjellë irritimin e qytetarëve që kanë mbetur në autoveturat e tyre për disa orë.
Qytetari 1: “Kemi mbi një orë që jemi bllokuar në trafik. Kemi njerëzit në maternitet të sëmurë nuk lëvizim dot.”
Brunilda Cami: “Sa kohë ka që pret këtu?”
Qytetari 2: “Ka 20 minuta.”
Qytetari 3: “E ç’më duhet protesta, nuk po shkoj dot në shtëpi pa le në punë.”
Qytetari 4: “Ti hapi rrugët, mos të lejojë të bëhet miting në shesh, ti çojë në Sauk për miting.”
Qytetari 5: “Ishte bërë te stadiumi Dinamo, për arsye se populli do të punojë, do të jetojë dhe ka probleme ky trafik është shumë i rënduar.”
Qytetari 6: “Ky është një tmerr që bëhet ja shihe, bllokuar rruga kot për një miting ta bëjnë në vend tjetër jo këtu në mes të Tiranës.”
Brunilda Cami: “Sa kohë keni që po udhëtoni me makinë?”
Qytetari 6: “Kam një orë që po rri këtu në mes të Tiranës nuk po lëviz 5 metra, 1 orë fiks, çfarë të bëjmë kështu është.”
Të detyruar t’i devijojnë lëvizjet e tyre jashtë qendër dhe bulevardit kryesor, drejtuesit e mjeteve janë përballur me rrugë te bllokuar ne çdo cep të Tiranës.
Kaosi ka përfshirë edhe zonën pranë stadiumit Dinamo si pasojë e parkimit të dhjetëra autobusëve të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, për të transportuar militantët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami