Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës. I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur 18-vjeçari Mikel Shira, i cili sipas policisë është plagosur në këmbë.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje mësohet se janë dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet policore, që po punojnë për zbardhjen e saj.

“Rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. 

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve”, 

thotë Policia e Tiranës, në njoftimin e saj paraprak.

Po sipas kësaj të fundit, dyshimet janë se bëhet fjalë për një konflikt të çastit, për motive të dobëta.

/tvklan.al