Marash Kumbulla mund të bëhet futbollist i përhershëm i Espanjolit. Mbrojtësi shqiptar ka lënë përshtypje pozitive te ekipi spanjoll, që e mori në huazim nga Roma në merkaton e kësaj vere. Kumbulla deri më tani ka shënuar një gol në 8 ndeshje, duke luajtur çdo minutë në dispozicion që nga mbërritja në Barcelonë.
Sipas asaj që shkruhet në mediat spanjolle, 24-vjeçari i ka befasuar këndshëm të gjithë dhe për këtë arsye nuk është e pamundur të imagjinohet një propozim për nënshkrime të përhershme nëse paraqitjet e tij mbeten në nivelin aktual.
Ish-lojtari i Hellas Verona shënoi në fitoren 2-1 ndaj Mallorca-s, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga González, të cilët mundën të riktheheshin pas 3 humbjeve radhazi. Që kur u bashkua me Espanyol si huazim nga Roma në muajin Gusht, qendërmbrojtësi shqiptar është konfirmuar në formacionin titullarë te skuadra spanjolle.
Klan News