Nuk ka fund kriza te Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, pësoi humbjen e radhës në kampionat.
“Qytetarët” u mposhtën në transfertë nga Aston Villa me rezultatin 2-1. Golat e Duran dhe Rogers për vendasit, e bënë të pavlefshëm golin e Foden në fund.
Me këtë humbje, City zbret në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Aston Villa ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë. /tvklan.al