Disa lëkundje të njëpasnjëshme janë ndjerë gjatë natës në Greqi. Sipas mediave vendase, mësohet se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitutë deri në 5.2 rihter, në zonën e Kretës rreth 50 km në veri të ishullit.

Dridhja e parë e fortë, me magnitutë 5.1, ndodhi në 03:30 dhe epiqendra ishte 49 kilometra në veri-lindje të Sitia.

Më pas janë ndjerë disa lëkundje me forcë më të vogël, por në mëngjes rreth orës 7, toka drosh sërish.

Sipas raportimeve, pasgoditja e radhës ishte 5.2 e shkallës rihter. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, pasi lëkundjet kanë qenë në disa kilometra thellësi në det./tvklan.al