Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, është përplasur sot me gazetarin Robert Rakipllari në emisionin “Opinion”.
Topalli në një lidhje direkte ka treguar se çfarë të reje do të sjellë ajo në politikë, por është kundërshtuar nga Rakipllari.
Ish-kryetarja e Kuvendit më tej i ka thënë gazetarit se është avokati i Lulzim Bashës, por ajo e respekton pasi sipas saj këtë punë e bënë shumë mirë.
Jozefina Topalli: Unë ndryshimin e shoh shumë më tej rotacionit që shikon Rakipllari.
Robert Rakipllari: Rotacioni një kuptim ka, do vijë opozita në pushtet.
Jozefina Topalli: Ka një ves të keq, unë e kuptoj dhe të kam kuptuar gjithmonë që je një avokat i mirë i Lulzim Bashës.
Robert Rakipllari: Unë? Patjetër.
Jozefina Topalli: Unë e vlerësoj qëndrimin tënd dhe avokatinë tënde.
Blendi Fevziu: Gazetari ka të drejtë të mbajë çfarë qëndrimi të dojë.
Jozefina Topalli: A ka mundësi të flas?
Robert Rakipllari: Unë në këtë rol kam qenë gjithë jetën time. Nuk kam qenë asnjëherë as në një krah, këtë rol kam pasur gjithmonë.
Jozefina Topalli: Po pra atë po të them atë punë ke bërë gjithmonë. Dhe unë të respektoj.
Robert Rakipllari: Po kam qenë profesionist i medias. Dhe jo kalimi nga një krah në krahun tjetër.
Jozefina Topalli: Unë mendoj se njeriu duhet të jetë si pema, të ndryshojë votat, por jo rrënjët. /tvklan.al