Shkatërrohet një grup i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Lëshohen 14 urdhër arreste nga prokuroria speciale e Kosovës dhe prokuroria e Tiranës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 64 armë të llojeve të ndryshme kryesisht pistoleta, 41 prej tyre në Kosovë dhe pjesa tjetër në vendin tonë. Autoritetet në të dyja vendet kanë ushtruar kontrolle në disa zona

Hetimet nga autoritetet kosovare kanë nisur në janar të këtij viti pas arrestimit të dy kosovarëve në pikën kufitare të Merdares ndërsa nga pala shqiptare hetimet u shtrinë një muaj më pas

Pjesë e këtij rasti sipas policisë është edhe Euxhenio Manushi i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë me 1 kg kokainë

Mësohet se armët siguroheshin nga vendet e BE dhe Turqia e më pas modifikoheshin në Kosovë e transportoheshin në vendin tonë me autobus e vetura

Klan News