Shtimi i numrit të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës, sjellë shpesh herë rëndimin e trafikut në zonën mes Durrësit dhe Tiranës. Pavarësisht ndërtimit të mbikalimit në hyrje të autostradës. Ky segment mbetet problematik për shkak të fluksit të madh të automjeteve që i përdorin atë në çdo orë të ditës.
Por situata rëndohet më tepër në orë të caktuara, kur drejtuesit e mjeteve preferojnë më mirë të udhëtojnë në këtë autostradë, sesa në rrugën e vjetër që lidh kryeqytetin me Durrësin nëpërmjet Ndroqit.
Sipas tyre ky segment po bëhet gjithnjë e i pa përdorshëm për shkak të ndërtimit të tij në disa pjesë dhe mos riparimit. Ata gjithashtu kërkojnë që punonjësit e policisë rrugore në zonën mes Durrësit dhe Tiranës të orientojnë më mirë trafikun mes dy qyteteve që në këto ditë vere merr të tjera përmasa./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani