Një nga një, të fundit nga të zhdukurit po nxirren nga rrënojat e jahtit që u fundos në brigjet italiane për shkak të motit të keq.
Është vetëm çështje kohe derisa zhytësit të lokalizojnë trupin e gjashtë dhe të fundit brenda jahtit, i cili gjendet 50 metra nën ujë.
Në mesin e personave të gjetur është ai i sipërmarrësit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe trupi i vajzës së tij Hannah.
Trupi i Recaldo Thomas, kuzhinierit të jahtit u gjet menjëherë pas tragjedisë së të hënës.
Së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, Lynch festonte lirimin nga akuzat në Shtetet e Bashkuara, ku ai pati një betejë të gjatë ligjore për mashtrime dhe manovra me kompanitë e tij.
Mediat italiane shkruajnë se superjahti u mbyt në vetëm 60 sekonda.
Varka e shpëtimit vetë-fryrëse e mega jahtit u aktivizua automatikisht dhe kjo i lejoi 16 nga 22 personat në bord të shpëtonin nga kjo tragjedi.
Ndërkohë mister mbetet fakti që një prej jahteve më luksozë dhe më të sigurt të botës vlera e të cilit arrin mbi 35 milionë Euro u fundos, ndërkohë që një tjetër jaht luksoz ngjitur me të, nuk pati as dëmtimin më të vogël.
Klan News